presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi shefin e UNMIK-ut, z. Joachim Ruecker

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, takoi sot shefin e UNMIK-ut, z. Joachim Ruecker, i cili e informoi Presidentin për rrjedhën e takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilin z. Ruecker paraqiti raportin e rregullt.

Presidenti Sejdiu dhe z. Ruecker biseduan për gjendjen e përgjishthme në Kosovë. Ata pohuan qartë qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UNMIK-ut përkitazi me zgjedhjet që Serbia paralajmëron se do t’i mbajë edhe në Kosovës, të cilat u cilësuan absolutisht jolegjitime dhe të papranueshme.“Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, ndaj nuk mund të jetë zonë zgjedhore për askënd”, tha Presidenti Sejdiu duke ripërsëritur gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim ndërshtetëror dhe fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit, në të mirë të paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore.Gjithashtu, Sejdiu dhe Ruecker pohuan zotimin e dyanshëm për bashkërendimin e plotë edhe sa i përket procesit të tranzicionit dhe transferimit të kompetencave tek institucionet e Kosovës. 

This site is registered on wpml.org as a development site.