presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi shefin e ri të Zyrës zvicerane, z. Lucas Beglinger

Beglinger: Kosova është rast unik “Kosova çmon mbështjetjen dhe qëndrimin e qartë të Zvicrës për pavarësinë e Kosovës”, tha Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në një takim me shefin e ri të Zyrës së Zvicrës në Kosovë, z. Lucas Beglinger.

Duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në punën e tij në Kosovë, Presidenti e njoftoi z. Beglinger se do të ketë mundësi të bashkëpunimit shumë të hapur dhe të parezervë nga të gjitha institucionet e Kosovës. “Zvicra është shtëpi e dytë për shumë kosovarë që janë përndjekur nga shtëpitë e tyre. Prandaj, ne si popull i jemi mirënjohës Zvicrës për këtë mikëpritje dhe mbështetje që ua ka dhënë qytetarëve të Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu. Ndërsa z. Beglinger e falënderoi Presidentin Sejdiu për mikëpritjen dhe e siguroi atë se Zvicra po i përcjell për së afërmi të gjitha zhvillimet rreth Kosovës.“Çështja e Kosovës është njëra ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme zvicerane”, tha z. Lucas Beglinger, duke pohuar se Kosova është rast unik që nuk mund të krahasohet me asnjë konflikt në vendet e tjera të botës, prandaj është esenciale që të gjindet një zgjidhje sa më e shpejtë. “Kosova është problem evropian dhe pasojat e moszgjidhjes së kësaj çështjeje do t’i ndiejë Evropa”, shtoi z. Beglinger duke përsëritur se zgjidhja sa më e shpejtë e statusit të Kosovës do të sillte stabilitet.

This site is registered on wpml.org as a development site.