presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi përfaqësuesit e prodhuesve të miellit në Kosovë

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e prodhuesve të miellit dhe bukës në Kosovë, me qëllim të gjetjes së një rrugëdalje për shqetësimet që ka shkaktuar ngritja e çmimit të bukës kohëve të fundit.

Duke trajtuar hallet e përbashkëta, Presidenti Sejdiu kërkoi prej tyre që të bëjnë më të pamundurën, në mënyrë që të mos rrezikohet standardi i pjesës më të gjerë të qytetarëve dhe të evitohet rreziku i ngritjes vargore të çmimeve të produkteve ushqimore. Me këtë rast, ai u premtoi atyre angazhimet e tij që së bashku me Qeverinë dhe institutiocionet relevante brenda saj, të shihen mundësitë për ta zvogëluar barrën e kostos së këtyre produkteve, duke minimizuar kësisoj koston për konsumatorët dhe vetë prodhuesit. Ndërsa, prodhuesit premtuan se do të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.Ishte një mendim i përbashkët i Presidentit dhe pjesëmarrësve të takimit, që në afat të gjatë ky problem kërkon një qasje të përkushtuar të institucioneve të vendit që të punohen tokat bujqësore dhe të krijohen rezervat e domosdoshme të artikujve themelorë ushqimorë.

This site is registered on wpml.org as a development site.