presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi humanisten Natasha Kandiç

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot humanisten serbe Natasha Kandiç, drejtoreshë e Fondacionit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, e cila po qëndron në Kosovë.

Zonja Kandiç theksoi se është shumë e nevojshme që të krijohet një Komisi Rajonal për Viktimat, i cili do të punonte për ndriçimin e të gjitha krimeve që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi. Ajo tha se nisma e saj është përkrahur edhe në Kroaci dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe se priste që kjo përkrahje t’i jepej edhe në Kosovë. “E vërteta është e vërtetë dhe para saj bien të gjitha “argumentet” e tjera, të cilat ndokush përpiqet t’i plasojë në opinion”, theksoi zonja Kandiç, e bindur se zbardhja e krimeve do ta lehtësonte afrimin dhe bashkëpunimin mes popujve në këtë pjesë të Evropës. Ndërkaq, Presidenti Sejdiu e përgëzoi zonjën Kandiç për tërë veprimtarinë e saj humanitare, sidomos për angazhimin e saj të fuqishëm për zbardhjen e të gjitha krimeve që kanë ndodhur në hapësirat e ish-federatës jugosllave. 

This site is registered on wpml.org as a development site.