presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti znj. Claudia Luciani, shefe e drejtoratit për këshillim dhe bashkëpunim politik në Këshillin e Evropës

“Kosova e pavarur do të jetë faktor i rëndësishëm i stabilitetit dhe i bashkëpunimit të mirë rajonal”, tha Presidenti Sejdiu gjatë takimit me znj. Claudia Luciani, shefe e drejtoratit për këshillim dhe bashkëpunim politik në Këshillin e Evropës.

“Kosova është para vendimeve të rëndësishme dhe Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do ta rideklarojë vullnetin tonë të përgjithshëm për pavarësi, e cila besojmë se menjëherë do të marrë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke ripohuar se institucionet e Kosovës janë zotuar se do ta implementojnë në tërësi planin e Presidentit Ahtisari, që parasheh fillimisht pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën dhe të drejta të garantuara për minoritetet. Ndërsa, znj. Claudia Luciani, pohoi se Këshilli i Evropës do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë, për të dhënë kontributin e vet në demokratizimin e mëtejshëm të institucioneve dhe në përmirësimin e mirëqenies së të gjithë qytetarëve të saj. Në këtë takim morën pjesë edhe shefja e re e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Nanna Magnadottir, dhe shefi i deritanishëm i kësaj zyre, z. Zurab Katchkatchishvili. Duke i dëshiruar sukses në detyrën e re znj. Magnadottiri-it, Presidenti shprehu bindjen se ajo do të vazhdojë punë  e mirë të paraardhësit të saj, z. Katchkatchishvili, të cilin e falënderoi për gjithë ndihmën e dhënë për proceset e demokratizimit të jetës në vend.

This site is registered on wpml.org as a development site.