presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti z. Tom Adams, koordinator i asistencës së Qeverisë amerikane për Evroazi dhe Evropë

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu prit sot z. Tom Adams, koordinator i asistencës së Qeverisë amerikane për Evroazi dhe Evropë, z. Michael Farbman, drejtor i USAID-it në Kosovë, të shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Haki Shatri.

Ata e informuan Presidentin Sejdiu për rezultatet e Konferencës teknike koordinuese me donatorët për Kosovën e cila u mbajt dje në Prishtinë.Z. Adams, e vlerësoi gatishmërinë e mirë të donatorëve për të përkrahur Kosovën në rritjen e saj ekonomike, rritjen e punësimit, duke nënkuptuar edhe efektet sa i përket shlyerjes së borxhit të jashtëm të Kosovës dhe kostos së transferim të përgjegjësive.Në këtë takim u theksua se, në harmoni me kornizën afatmesme buxhetore nevojitet një qëndrim dhe sjellje shumë e matur në pjesën e shpenzimeve publike, për çfarë ishte edhe pajtueshmëria e Presidentit Sejdiu. Ndërsa Presidenti Sejdiu theksoi nevojën e një trajtimi specifik të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë, si faktorë të rëndësishëm afatgjatë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.Presidenti Sejdiu falënderoi Qeverinë Amerikane dhe donatorët e vendeve të tjera për përpjekjet e tyre dhe për kontributin të cilin e kanë dhënë dhe po e japin për ndërtimin demokratik të vendit tonë. Duke theksuar rolin kyç të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë dhe prosperitetit të Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.