presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti z. Stephan Lehne

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot z. Stephan Lehne, drejtor politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Austrisë.

Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, ndërsa një theksi i veçantë iu kushtua bashkëpunimit në mes  të dy vendeve, bashkëpunim ky i shtrirë në shumë fusha.

Po kështu, Presidenti Sejdiu edhe një herë ka shprehur falënderimin e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndihmën e pakursyeshme që Austria i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.