presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti z. Davor Vidish, shef i Zyrës së Kroacisë në Prishtinë

“Kosova dhe Kroacia kanë pasur fate të njëjta, ndaj edhe kuptohen mirë njëra-me tjetrën”, tha Presideni i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë takimit me shefin e Zyrës së Kroacisë në Prishtinë, z. Davor Vidish.

“Është fat i mirë që Kroacia ka ecur përpara dhe tani ne mund të përfitojmë nga përvojat e saj”, vijoi Presidenti Sejdiu dhe shfaqi besimin se Krocia do ta përkrahë Kosovën në të gjitha institucionet ndërkombëtare në të cilat përfaqësohet, si dhe do ta njohë ndër të parat pavarësinë e vendit tonë.

Duke e falënderuar shtetin kroat dhe veçanërisht Presidentin Stipe Mesiç për angazhimin e tij të përhershëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, Presidenti Sejdiu ripohoi gatishmërinë e plotë të Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Shefi i Zyrës kroate, z. Davor Vidish, tha se ishte i bindur se marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Kosovës do të intensifikohen në të mirë të dy vendeve.

“Kroacia do të vazhdojë të japë kontributin e saj të gjithanshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe integrimin e përbashkët në Evropë”, theksoi z. Vidish.

This site is registered on wpml.org as a development site.