presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti udhëheqësit e doganave të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, takoi udhëheqësit e Shërbimit Doganor, në krye me drejtorin e këtij Shërbimi, z. Naim Huruglica.

Presidenti falënderoi drejtorin Huruglica dhe kater drejtorët e drejtorateve të doganave për punën e palodhshme të këtij ekipi në përpjekjet për zbatimin e ligjit dhe i cilësoi doganat si shtyllë të fuqishme të shtetit të ardhshëm të Kosovës.Ai i njoftoi bashkëbiseduesit se dita e pavarësisë nuk është larg, prandaj duhet të bëhen të gjitha përgatitjen e nevojshme për një proces të suksesshëm të tranzicionit, i cili do të përfshijë edhe Shërbimin Doganor.Duke dënuar fuqishëm aktin kriminel ndaj Zv.drejtorit të doganave, Ekrem Hajdarit, para pak ditësh, Presidenti Sejdiu i shprehu atij mbështetjen e pa rezervë duke shtuar se “aktet e tilla synojnë që ta pengojnë përkushtimin tonë të përbashkët për një shtet ku askush nuk është përmbi ligjin”, dhe kërkoi që kryesit e këtij akti të ulët të dalin para drejtësisë sa më parë. Ndërkaq, z. Huruglica njoftoi Presidentin se buxheti i akumuluar nga doganat për vitin që shkoi është 90 milion euro më shumë se sa që është planifikuar, dhe vlerësoi se 2007-ta ishte një vit jashtëzakonisht i suksesshëm për Shërbimin doganor. Ai gjithashtu e njoftoi Presidenti për të gjitha përgatitjet që po bëhen në mënyrë që doganat të jenë plotësisht të gatshëm për një tranzicion të shpejtë menjëherë pas aktit të shpalljes së pavarësisë. 

This site is registered on wpml.org as a development site.