presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, u takua me shefin e UNMIK-ut, z, Joachim Ruecker, me të cilin bisedoi për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi, e në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë me statusin politik në prag të paraqitjes së propozimit të Ahtisarit.

Presidenti Sejdiu, edhe më këtë rast, ripohoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi, që duhet të jetë në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi të plotë dhe integrim në strukturat euroatlantike. 

This site is registered on wpml.org as a development site.