presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti drejtoreshën e Programit për Evropë të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, znj. Sabine Freizer

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot drejtoreshën e Programit për Evropë të Grupit Ndërkombëtar të Krizave znj. Sabine Freizer dhe drejtorin e Zyrës së GNK-së në Kosovë, z. Alex Andersen.

Me këtë rast u bisedua për rrjedhat e fundit në Kosovë me theks të veçantë në hapat e mëtutjeshëm të zhvillimit të Kosovës në të gjitha fushat. “Kosova e ka përcaktuar të ardhmen e saj që si shtet i pavarur dhe sovran të jetë e integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe për këtë ekziston përkushtim i plotë i të gjitha institucioneve dhe i popullit të Kosovës për t’u bërë pjesë e vlerave të përgjithshme të familjes evropiane”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke e çmuar  punën që bën Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

This site is registered on wpml.org as a development site.