presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Lila

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Lila, e cila humbi më të dashurin e saj, zëvendësminsitrin e Pushtetit Lokal në Qeverimë e Kosovës, z. Aziz Lila. Në telegramin e Presidentit Sejdiu thuhet:

E nderuara familje Lila,Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj, z. Aziz Lila, zëvendësministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.Azizi ishte avokat i dalluar dhe njeri që punoi shumë për një administratë të konsoliduar të Kosovës.Lajmin për vdekjen e tij e pritëm me pikëllim të thellë, por jemi të bindur që virtytet dhe angazhimi i tij i madh në institucionet e vendit do të jenë shembull i mirë për gjeneratat e reja të Kosovës.Me respekt,Dr. Fatmir Sejdiu,President i Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.