presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu dënoi sulmin me granatë në Therandë

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, e dënoi ashpër sulmin e sotëm me granatë në Therandë, si pasojë e të cilit u lënduan pesë qytetarë të Kosovës, katër prej të cilëve këshilltarë për politika sociale, ndërsa një tjetër vozitës në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

“Sulmi i sotëm ndaj pesë të punësuarve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale është tërësisht i papranueshëm. Aktet e tilla kanë për qëllim të shkaktojnë pasiguri te qytetarët dhe të cenojnë stabilitetin dhe qetësinë në këto kohë kruciale për të ardhmen e vendit”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke kërkuar nga organet e rendit që të hetojnë urgjentisht këtë rast, ndërsa kryerësit e këtij akti të shëmtuar t’i nxjerrin sa më parë para drejtësisë. 

This site is registered on wpml.org as a development site.