presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu bën thirrje për ndërprejen e grevës së urisë nga të burgosurit në Burgun e Dubravës

Duke u bazuar në kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta procedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës Ligjin për Amnistinë.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu, duke i siguruar të burgosurit se është në dijeni për shqetësimet e tyre, u bën thirrje për ndërprerjen e grevës së urisë në Burgun e Dubravës, në mënyrë që t’u lihet hapësira e nevojshme kohore institucioneve të vendit për përmbylljen e proceduave të parapara për nxjerrjen e ligjit të lartcekur dhe zbatimin e tij në praktikë.

This site is registered on wpml.org as a development site.