presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Pacolli priti një delegacion të Federatës Universale të Paqes

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot një delegacion të Federatës Universale të Paqes, të prirë nga z.Wiliam Song dhe z.Tim Miller.

Presidenti Pacolli i njoftoi mysafirët me gjendjen e përgjithshme në vendin tonë. Ai theksoi se Kosova, si një shtet i ri, është njohur deri tash nga 75 vende dhe është anëtarësuar në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa synim kryesor është rritja e numrit të njohjeve dhe anëtarësimi në sa më shumë mekanizma ndërkombëtarë. Përkundër faktit se kanë kaluar shumë vite nga lufta shkatërrimtare dhe është bërë shumë në rindërtimin dhe në zhvillimin e vendit, Presidenti Pacolli tha se Kosova ende nuk i ka shëruar plagët e luftës. Vendi ynë, tha ai, ka nevojë për përkrahje nga miqtë e saj të shumtë, në mënyrë që sa më shpejtë të futet në familjen e vendeve të përparuara. Drejtuesit e Federatës Universale të Paqes, pasi uruan Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, thanë se kanë njohuri për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në vendin tonë në të kaluarën dhe për zhvillimet e tanishme dhe se do të japin kontributin e tyre në drejtim të promovimit të paqes dhe të dialogut, si forma të zhvillimit e të përparimit të të gjithë popujve e shteteve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.