presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu priti sot Ambasadorin e Kanadasë në Kosovë, z. Robert McDougall

Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu priti sot Ambasadorin e Kanadasë në Kosovë, z. Robert McDougall me të cilin bisedoi për zhvillimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Me këtë rast, Presidenti shprehu vizionin e qartë të palës kosovare për përmbylljen e procesit pas 120 ditëve të angazhimeve shtesë me qëllim krijimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës duke theksuar se pavarësia e saj është e pa alternativë. Po kështu, Presidenti theksoi qëndrimin e Ekipit të Unitetit për pakon e Presidentit Ahtisari si dokument i mbyllur dhe zotimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e saj.Ambasadori McDougall shprehu përkrahjen e Kanadasë për procesin duke  premtuar angazhime të mëtejshme për Kosovën. 

This site is registered on wpml.org as a development site.