presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti Monsenior Sandro Shaboletan, përfaqësuesi i Shën Egjidios nga Terni i Italisë

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti sot Monsenior Sandro Shaboletan, përfaqësuesi i Shën Egjidios nga Terni i Italisë dhe qytetar nderi i Ferizajt si dhe Drejtorin Gjeneral të CARITAS-it për Kosovë Don Viktor Sopin.

Në këtë takim u bisedua për aktivitetet dhe ndihmën humanitare dhënë Kosovës me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë familjeve të varfëra, fëmijëve të sëmurë dhe arsimimit të studentëve nga Kosova në Itali. Presidenti i Kosovës shprehu falënderimet për këto kontribute të çmuara dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj duke theksuar përkushtimin e tij për mbështetjen dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.  

This site is registered on wpml.org as a development site.