presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer uron Presidentin Sejdiu

Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti ambasadorine Republikës së Austrisë në vendin tonë, z.Walter Maria Stojan, i cili i solli letrën eurimit të Presidentit të Austrisë, z. HeinzFischer, dërguar Presidentit Sejdiu me rastine Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës.Në këtë letër , Presidenti Fischer shkruan:Shkëlqesisë së TijDr. Fatmir Sejdiu President i Republikës së Kosovës Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës sëKosovës, kam kënaqësinë e madhe t’ju përcjellurimet e mia më të ngrohta.

Po e shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju shprehur urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj personale, si dhe për një të ardhme të lumtur të Republikës së Kosovës.

Heinz Fischer President Federal i Republikës së Austrisë.

Presidenti Sejdiu, duke e falënderuar ambasadorin e Austrisë për këtë urim, shprehu përkushtimin e Tij dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në të gjitha fushat. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.