presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Malajzia nuk e ka ngrirë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 14 gusht 2008. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, ka pritur sot (e enjte) në një takim në Presidencë z. Mustafa Mansor, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Malajzisë, me të cilin bisedoi për gjendjen në Kosovë dhe për relacionet e vendit tonë me Malajzinë.

Nuk ka ndryshim të qëndrimit të Malajzisë karshi Kosovës. Malajzia nuk e ka ngrirë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo çështje është në shqyrtim e sipër. Këtë e ka bërë të ditur z. Mustafa Mansor, duke paraqitur qëndrimin e Qeverisë së vet, gjatë takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu. Malajzia mirëpret shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, thuhej në një deklaratë për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Malajzisë, lëshuar më 20 shkurt 2008.  

This site is registered on wpml.org as a development site.