presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Letra e presidentit Nicolas Sarkozy dërguar presidentit Sejdiu

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i ka dërguar një letër Presidentit të Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, tekstin e së cilës po e japim në vazhdim në tërësi:

Zoti President,Nëpërmjet letrës së 17 shkurtit, e keni informuar Francën mbi vendimin që ka marrë Kuvendi i Kosovës më 17 shkurt 2008 për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe për angazhimin e implementimit të tërësisë së statusit të përgatitur nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Martti AHTISAARI, duke përfshirë edhe dispozitat në favor të komunitetit serb dhe thirrjen për një prezencë ndërkombëtare për të mbikëqyrur implementimin e këtij statusi nga KosovaMinistrat e Punëve të Jashtme të njëzet e shtatë vendeve anëtare të Unionit Evropian, duke pranuar këtë realitet të ri, kanë konfirmuar sot angazhimin evropian në Kosovë.Kam nderin t’ju informoj që Franca, në pajtim të plotë me këtë deklaratë të Unionit Evropian, si rrjedhojë e pasojave të rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 17 shkurt 2008, nga ky moment e njeh Kosovën si Shtet sovran dhe të pavarur.Ju propozoj që dy vendet tona të vendosin marrëdhënie diplomatike. Në pritje të emërimit të një ambasadori, ju propozoj të emëroni znj. Delphine BORIONE, shefe e deritashme e Zyrës së Ndërlidhjes së Francës në Prishtinë, në cilësinë e së ngarkuarës me punë a.i. (ad interim).Uroj që faqja e re, e cila po hapet në mes të Francës dhe Kosovës t’i udhëheqë dy vendet tona drejt zhvillimit të raporteve jo vetëm në aspektin politik, por njëkohësisht edhe në atë kulturor, universitar dhe ekonomik.Përfitoj njëkohësisht nga ky rast t’ju ripërsëris interesin e madh që tregon Franca, me qëllim që pavarësia e Kosovës t’i kontribuojë stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Uroj që implementimi i dispozitave të statusit të avancojë sa më shpejt dhe që Kosova të vendosë raporte të fqinjësisë së mirë me të gjithë fqinjët e vet.Ju lus të pranoni, Zotëri President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.Nicolas SARKOZY Ekselencës së Tij                     Zotëri Fatmir SEJDIUKryetar i KosovësPrishtinë

This site is registered on wpml.org as a development site.