presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentit Sejdiu me rastin e Organizimit Kulturor: Revista e Folklorit Burimor Shqiptar Drenas, 19 shtator 2006

Tё nderuar pjesёmarrёs dhe mysafirё tё kёtij festivali,

z. Kryetar i Komunёs,

z. Drejtor i Festivalit dhe anёtarё tё Kёshillit organizativ,

Tё nderuar deputetё dhe ministra,

Zonja dhe Zotёrinj,

Mё lejoni qё nё fillim t?ju falёnderoj pёr ftesёn qё tё jem sot bashkё me ju nё kёtё manifestim tё rёndёsishёm kulturor qё prezenton tash e sa dekada vlerat mё tё rёndёsishme tё folklorit burimor shqiptar tё tё gjitha trevave.

Ky festival, tanimё tradicional, ёshtё shembulli mё i mirё qё ofron para nesh larminё dhe gjithё koloritin e folklorit shqiptar duke qenё kёrkesё e vazhdueshme nё hulumtimin e rrёnjёve burimore tё tij. Prandaj, e gjithё ajo qё ёshtё ofruar gjer tani, sikur edhe qё mёtohet tё ofrohet nё vazhdimёsi, nxjerrё pёrkushtimin e organizatorёve por edhe tё gjithё ansambleve folklorike veç e veç qё tё hyjnё nё thellёsinё dhe lashtёsinё e kёngёve, valleve dhe riteve pёrcjellёse qё kanё kapёrcyer dhe sfiduar shekujt. Ky festival dhe i gjithё programi i tij i deritashёm pokёshtu ka qenё njё pёrpjekje serioze e kodifikimit tё lirikёs, tё epikёs dhe tё tragjikёs shqiptare tё gёrshetuara pёrmes njё vistri tё gjёrё tё pikave prezentuese dhe qё nё fakt para nesh gjithmonё sjellin edhe njё pjesё historie tё pathёnё e tё pashkruar, por qё kёnga dhe vallet brez pas brezi e kanё ruajtur kёtё mesazh i cili me gjithё pёrkushtimin e tij do tё emёrtohej si luftё pёr jetё, luftё pёr liri, luftё pёr ekzistencё, luftё pёr paqe dhe luftё dashuri.Tё nderuar pjesёmarrёs,Duke u pёrgёzuar pёr angazhimet e juaja qё para nesh tё prezentoni kёtё begati folklori nga tё gjitha viset shqiptare dhe qё njёkohёsisht i jepni mesazhe tё forta integrimeve shpirtёrore e kulurale brenda shqiptare, ju uroj sukses nё kёtё mision tё rёndёsishёm.Faleminderit!

This site is registered on wpml.org as a development site.