presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

“Rosbalt”: KËRKESA JONË ËSHTË PAVARËSI E PLOTË PËR KOSOVËN

Tani Kosova po përjeton një shkallë të rëndësishme të zhvillimit të vet. Bisedimet me ndërmjetësimin ndërkombëtar të Marti Ahtisaarit po hyjnë në fazën përfundimtare. Kërkesa jonë kryesore është pavarësia e plotë, të cilën e dëshiron shumica e popullit të Kosovës dhe shumica e minoriteteve, të cilat jetojnë në Kosovë, me përjashtim të serbëve. Ne shpresojmë se zgjidhja përfundimtare do të merret deri në fund të vitit 2006 dhe si rezultat i kësaj ne do të mund të krijojmë shtetin e Kosovës, në të cilin do të sundojë ligji dhe ku të gjithë, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e minoriteteve, do t’i kenë të drejtat e barabarta.

“Rosbalt”: Si do ta kishit karakterizuar gjendjen e procesit të bisedimeve lidhur me çështjen e Kosovës?Sejdiu: Tani Kosova po përjeton një shkallë të rëndësishme të zhvillimit të vet. Bisedimet me ndërmjetësimin ndërkombëtar të Marti Ahtisaarit po hyjnë në fazën përfundimtare. Kërkesa jonë kryesore është pavarësia e plotë, të cilën e dëshiron shumica e popullit të Kosovës dhe shumica e minoriteteve, të cilat jetojnë në Kosovë, me përjashtim të serbëve. Ne shpresojmë se zgjidhja përfundimtare do të merret deri në fund të vitit 2006 dhe si rezultat i kësaj ne do të mund të krijojmë shtetin e Kosovës, në të cilin do të sundojë ligji dhe ku të gjithë, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e minoriteteve, do t’i kenë të drejtat e barabarta.Ne planifikojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me vendet e Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Serbinë. Kuptohet, ne e kemi të vështirë ta harrojmë se çfarë ka ndodhur në Kosovë, sepse kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Megjithatë, ne përpiqemi ta shikojmë të ardhmen e jo të kaluarën dhe duam që të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, e me këtë edhe serbët, të ndjejnë veten si në shtëpi të vet. Ata mund të marrin pjesë në zgjedhje, ata i kanë vendet e rezervuara në Parlament dhe në Qeveri. “Rosbalt”: Megjithatë, procesi i bisedimeve është paralizuar, sepse palët nuk kanë mundur të vijnë te një zgjidhje e përgjithshme. Sipas mendimit tuaj, si mund të tejkalohet kjo?Sejdiu: Ne asnjëherë nuk kemi krijuar kurrfarë problemi. Ne kemi paraqitur pozicionin tonë, i cili nuk është kundër të drejtës ndërkombëtare. Ne nuk dëshirojmë ta bllokojmë procesin. Ne, sikur edhe bashkësia ndërkombëtare, kemi qëndrimin që ai të përfundojë sa më shpejt që është e mundur. Probleme gjithnjë ka bërë pala serbe, dhe unë jam i bindur se bashkësia ndërkombëtare këtë do ta ketë parasysh. “Rosbalt”: Bisedimet jozyrtare me serbët e Kosovës për decentralizimin, a do të mund t’i ndihmonin bisedimet me Beogradin për statusin?Sejdiu: Jo, kjo do të ishte e njëjta gjë. Në fund të fundit, mendimi i Beogradit nuk është si vendimtar për përcaktimin e statusit. Beogradi duhet të ndalet të manipulojë me Kosovën dhe t’i ftojë serbët e Kosovës që t’i kthehen jetës normale. Shumë herë Serbia është përpjekur që ta shtyjë marrjen e vendimit, por kjo zvarritje nuk i duhet askujt. Rajonit i nevojitet Kosova stabile, e tillë çfarë ne dëshirojmë ta bëjmë. “Rosbalt”: A mund të bëhet Kosova precedent për shtetet të tjera të papranuara, të tilla sikur, për shembull, Abhazia?Sejdiu: Jo, Kosova nuk duhet të krahasohet me territore të tjera, Kosova është rast i veçantë. Neve na kanë futur në përbërje të federatës artificiale kur ne, sikur edhe republikat e tjera, kemi pasur të drejtën e vetos. Por, asnjë nga ish-republikat jugosllave nuk ka dashur të jetojë bashkë me Serbinë- as kroatët, as sllovenët, as boshnjakët, as maqedonasit dhe as malazeztë. Shtrohet pyetja, pse shqiptarët janë të detyruar të mbeten (bashkë me ta)? Ne tanimë dëshirën tonë për t’u ndarë e kemi shprehur në referendumin, i cili është mbajtur qysh para luftës. Ne dëshirojmë të shkojmë rrugës sonë – një të ardhme pa konflikte, dhe shpresojmë se Rusia do ta përkrahë një Kosovë të qëndrueshme dhe stabile.“Rosbalt”: Përpjekjet e cilave shtete do t’i karakterizonit si rrugë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?Sejdiu: Nuk do të dëshiroja që dikë ta ndajë, por mund të them se, për shembull, Ministrja e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është e domosdoshme. Dhe, po ashtu, ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Xhek Strou, ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme. Dhe, para më se dy muajsh, presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush ka deklaruar në Vjenë se nuk duhet injoruar vullnetin e shumicës së banorëve të Kosovës.“Rosbalt”: Dihet se diaspora shqiptare në Evropë është njëra nga më të organizuarat. A merrni ndihmë nga ajo?Sejdiu: Po, marrim. Në të vërtetë, duke iu falënderuar mu diasporës, shqiptarët e Kosovës kanë mundur të mbijetojnë gjatë kohës së luftës. Kur shumica e punëtorëve shqiptarë u dëbuan nga puna, kur u mbyllën shkollat, dhe vetë ekzistenca e shqiptarëve të Kosovës ishte kërcënuar, diaspora ka ndihmuar. Tani kur lufta ka mbaruar, diaspora investon në ekonominë e Kosovës.“Rosbalt”: Shpeshherë Kosovën e akuzojnë si vend ku ka lulëzuar krimi i organizuar, tregtia me armë, narkotikë…Sejdiu: Unë mendoj se deklaratat e tilla vijnë nga ata të cilët e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Së pari, shkelësit e ligjit nuk kanë nacionalitet, së dyti, niveli i kriminalitetit në Kosovë është njëri ndër më të ulëtit në rajon. Qëllimi ynë është që të bëjmë një shtet stabil, i cili nuk mund të shfrytëzohet nga të tjerët si territor transiti. Ne po bëjmë çdo gjë që t’i ndalojmë proceset jolegale në vendin tonë. Për sigurinë e Kosovës kujdesen forcat ndërkombëtare, e po ashtu edhe policia kosovare. “Rosbalt”: A mund të thuhet se konflikti shqiptaro-serb në Kosovë është pjesë e “përplasjes së madhe të civilizimeve”? Sejdiu: Jo, nuk është ashtu. Ky ishte konflikt i interesave – Serbia ka dashur ta ruajë Kosovën si koloni të veten dhe të qeverisë me të. Por, ky nuk ka qenë konflikt i kulturave apo i civilizimeve. Ne nuk jemi pjesë e ndonjë kulture tjetër, ne jemi pjesë e kulturës evropiane. Ne këtu jetojmë që moti dhe i përkasim civilizimit shumë të lashtë. Kosova i ka përjetuar disa okupime, jo vetëm atë serb, por edhe atë turk. Dhe, si çdo popull tjetër, ne dëshirojmë të jemi të lirë.

This site is registered on wpml.org as a development site.