Presidenti Sejdiu iu drejtua ambasador????????â?š????«ve t????????â?š????« shteteve an????????â?š????«tare t????????â?š????« K????????â?š????«shillit t????????â?š????« Atlantikut Verior ? NATO

Bruksel, 17 mars 2010. ? ?Kosova sot ????????â?š????«sht????????â?š????« shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 65 vende demokratike anek????????â?š????«nd globit. Gjat????????â?š????« k????????â?š????«tyre dy viteve t????????â?š????« pavar????????â?š????«simit, Kosova ka arritur t?i nd????????â?š????«rtoj????????â?š????« institucionet e saj demokratike: Kushtetut????????â?š????«n dhe Ligjet, Gjykat????????â?š????«n Kushtetuese, Agjencin????????â?š????« e Inteligjenc????????â?š????«s dhe Forc????????â?š????«n e Siguris????????â?š????« s????????â?š????« Kosov????????â?š????«s dhe t????????â?š????« gjitha i ka b????????â?š????«r????????â?š????« n????????â?š????« p????????â?š????«rputhshm????????â?š????«ri t????????â?š????« plot????????â?š????« me Pakon e Ahtisarit, me t????????â?š????« drejta t????????â?š????« garantuara p????????â?š????«r komunitetet pakic????????â?š????«. Me k????????â?š????«t????????â?š????« Kosova ka arritur t?i hedh????????â?š????« posht????????â?š????« gjith????????â?š????« prognozat e k????????â?š????«qija q????????â?š????« dol????????â?š????«n para pavar????????â?š????«simit t????????â?š????« vendit. Ka arritur t????????â?š????« mbaj????????â?š????« stabilitetin e p????????â?š????«rgjithsh????????â?š????«m n????????â?š????« vend dhe t????????â?š????« b????????â?š????«het faktor i r????????â?š????«nd????????â?š????«sish????????â?š????«m stabiliteti n????????â?š????« rajon?, tha Presidenti i Republik????????â?š????«s s????????â?š????« Kosov????????â?š????«s, dr. Fatmir Sejdiu gjat????????â?š????« nj????????â?š????« adresimi q????????â?š????« pati sot p????????â?š????«r ambasador????????â?š????«t e shteteve an????????â?š????«tare t????????â?š????« K????????â?š????«shillit t????????â?š????« Atlantikut Verior n????????â?š????« Bruksel.

Kosova ka organizuar zgjedhjet në nivel lokal, të parat të administruara nga institucionet vendit, tha më tej Presidenti Sejdiu, duke çmuar angazhimin dhe pjesëmarrjen në këto zgjedhjet të përfaqësuesve të komuniteteve, si dhe duke e cilësuar si inkurajuese rritjen e daljes së përfaqësuesve të komunitetit serb në këto zgjedhje.
Presidenti Sejdiu tha se përfaqësimi i komuniteteve bëhet në të gjitha nivelet e qeverisjes, nga qeveria qendrore dhe në nivelin lokal, si dhe në Këshillin Konsultativ për Komunitete.
Gjithashtu, procesi i decentralizimit, me krijimin e komunave të reja me shumicë serbe është një hap tutje në përfaqësimin e interesave të këtij komuniteti në vendet ku ata banojnë, tha Presidenti Sejdiu, duke shtuar se institucionet e Republikës së Kosovës i trajtojnë të gjitha komunitetet si qytetarë të barabartë të Kosovës.

Duke iu drejtuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior, Presidenti Sejdiu ka folur edhe për Strategjinë për Veriun. Ai tha se qëllimi i strategjisë është integrimi edhe i asaj pjese të qytetarëve serbë, që mbahen peng i politikave të Beogradit, në institucionet e vendit, ngritja e nivelit të sigurisë, parandalimi i krimit të organizuar dhe atij ekonomik, zhbërja e strukturave paralele, lëvizja e lirë e qytetarëve e të gjitha komuniteteve.
Presidenti Sejdiu tha se janë bërë hapa konkretë për funksionalizimin e kësaj strategjie, për të cilën institucionet e Republikës së Kosovës kanë përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare (ICO), si dhe shtoi se kemi besim të plotë në arritjen e integrimit të qytetarëve.
Një pjesë të fjalës së tij, Presidenti Sejdiu ia kushtoi edhe bashkëpunimit të institucioneve të vendit me institucionet ndërkombëtare, KFOR-in, EULEX-n dhe ICO-në.
Duke folur për punën e EULEX-it, ai tha se ekziston nevoja për veprime konkrete në vendosjen e sundimit të ligjit në gjithë Republikën e Kosovës, ndërsa në raportet me ICO-në ai ritheksoi vazhdimin e bashkëpunimit në zbatimin e Planit të Presidentit Ahtisari.
Presidenti Sejdiu theksoi në vijim se institucionet e Republikës së Kosovës kanë një bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in, i cili vazhdon të ketë një besim të madh te qytetarët e vendit.
Ai e çmoi shumë të rëndësishëm rolin e KFOR-it në mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, ndërsa theksoi edhe një herë mbështetjen e fuqishme që KFOR-i ka dhënë dhe po jep në ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në përputhje me standardet e NATO-s.
Duke folur për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të FSK-së nën drejtimin e ekspertëve të KFOR-it, Presidenti Sejdiu ka përmendur gatishmërinë e kësaj trupe dhe kërkesën e institucioneve të Republikës së Kosovës që pjesëtarët e FSK-së të marrin pjesë, qoftë edhe simbolikisht, në misione paqësore dhe shpëtimtare në botë.
Presidenti Sejdiu ka folur edhe për procesin e reduktimit të numrit të ushtarëve në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ai theksoi se reduktimi i pjesëtarëve të KFOR-it duhet të jetë në harmoni me politikat e përbashkëta të shteteve anëtare dhe të jetë në harmoni të plotë dhe si rezultat i përmirësimit të nivelit të sigurisë në vend.

Në këtë plan Presidenti Sejdiu ka përmendur edhe transferin e plotë të mbrojtjes së objekteve të trashëgimisë kulturore nga KFOR-i në institucionet e vendit.
Presidenti Sejdiu foli para ambasadorëve edhe për politikën e jashtme të Republikës së Kosovës dhe marrëdhëniet me vendet fqinje.
Ai tha se ai si President i vendit, Ministria e Jashtme, institucionet e vendit dhe vendet mike po vazhdojnë lobimin për njohje të mëtutjeshme të shtetit të Kosovës dhe u shpreh i bindur se numri i njohjeve do të rritet pas dhënies së mendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Presidenti Sejdiu gjithashtu falënderoi të gjitha shtetet që kanë bërë prezantimin e argumenteve në favor të ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Sejdiu përkujtoi në vijim se Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie bilaterale me shumë vende të botës, ndërsa ka hapur deri tash 21 ambasada dhe 10 misione konsullore në vendet që e kanë njohur shtetin tonë.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova tashmë nga mesi i vitit 2009 është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore, një anëtarësim ky që është përkrahur edhe nga shumë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit, dhe që i ka hapur vendit tonë shumë perspektiva zhvillimore. Ai gjithashtu përkujtoi se vendi ynë është në proces të anëtarësimit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Presidenti Sejdiu tha në vijim se gjatë periudhës së  funksionimit si shtet i pavarur, Republika e Kosovës ka arritur të dëshmojë para botës se pavarësia e saj ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon, duke u dëshmuar me politikën e saj të fqinjësisë së mirë jo vetëm si faktor i rëndësishëm i paqes, por edhe si një katalizator i marrëdhënieve më të mira në mes vendeve të rajonit.
Ai tha se politika e fqinjësisë së mirë e Kosovës ka gjetur mirëkuptim të plotë të vendeve fqinje, Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, me të cilat tashmë vendi ynë ka marrëdhënie të shkëlqyeshme, siç ka marrëdhënie shumë të mira edhe me vendet e rajonit, si me Kroacinë, me Slloveninë dhe me Bullgarinë.
Presidenti Sejdiu theksoi se me këto vende janë nënshkruar marrëveshje bilaterale në shumë fusha, si në bashkëpunimin ndërkufitar, në polici, ekonomi, tregti, arsim e fusha të tjera.
Presidenti theksoi se edhe më tej problemi ynë i vetëm në raportet me jashtë mbetet Serbia, e cila po e vazhdon politikën e saj agresive kundër Kosovës. Ai përkujtoi se Beogradi zyrtar po i financon strukturat paralele serbe, të cilat veprojnë në veri të vendit, ku ende ka shkallë të lartë të kontrabandës dhe të kriminalitetit ekonomik. Ai theksoi se Serbia ka investuar qindra-miliona euro për mbajtjen e këtyre strukturave, të cilat po e mbajnë peng komunitetin serb në atë pjesë të Kosovës, duke mos i lejuar qytetarët e këtij nacionaliteti të integrohen në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës. Por, Presidenti Sejdiu shfaqi shpresën se kjo gjendje atje duhet të marrë fund, ndërsa njerëzit duhet të kenë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, serbët në jug, ndërsa shqiptarët, boshnjakët dhe të tjerët në veri, atu ku kanë jetuar me shekuj.

Në vijim të fjalës së tij, Presidenti Sejdiu foli edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet dhe shteti i ri i Kosovës, duke përmendur angazhimin e mëtutjeshëm për sigurimin e njohjeve ndërkombëtare, sigurimin e pjesëmarrjes në tryezat rajonale dhe ndërkombëtare, anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian, përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, e të tjera.
Një theks të veçantë ai ia kushtoi edhe zhvillimit ekonomik, si një nga sfidat shumë të rëndësishme të vendit.
Presidenti Sejdiu tha se Kosova ka krijuar një kornizë ligjore të mirë dhe në përputhje me direktivat evropiane, e cila i ka kontribuuar konkurrencës së brendshme të sistemit bankar, janë shtuar investimet publike, ndërsa ka një rritje të vazhdueshme të GDP-së me mesatare 4 për qind, përkundër krizës globale financiare.

Të ardhurat për kokë banori në Kosovë ende mbesin 1700 euro, ndërkohë që shkalla e papunësisë mbetet në 40 për qind, më e lartë se ajo e vendeve evropiane dhe kjo gjendje më së shumti prek të rinjtë, theksoi Presidenti Sejdiu.
Një pasuri e madhe që mund të luajë rolin kryesor në zhvillimin e Kosovës është edhe popullata e saj e re, që është më e reja në Evropë, tha Presidenti Sejdiu, duke përkujtuar se mbi 50 për qind e popullatës janë më të rinj se 27 vjeç dhe mbetet detyrë e ngutshme dhe permanente e institucioneve të vendit që t’u sigurojnë atyre mundësi më të mëdha për shkollim dhe për punësim.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për nxitjen e investimeve të huaja, edhe pse kjo ka pësuar ulje për shkak të krizës globale, ndërsa theksoi uljen e tatimeve si masë që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për nxitjen e këtyre investimeve. Ai gjithashtu përmendi një varg fushash ku mund të investohet dhe theksoi sektorin e minierave si një sektor ku investitorët e huaj mund të gjejnë interesin e tyre për të investuar.
Përkundër sfidave, Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e kritereve për integrim në strukturat euro-atlantike, theksoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se Kosova është e gatshme për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe kërkon një Udhërrëfyes nga Bashkimi Evropian për liberalizim.
Ai tha gjithashtu se Republika e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha vendet e rajonit për shkëmbim të përvojave në rrugën e integrimeve.
Presidenti Sejdiu po kështu tha se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Serbinë që t’i shmanget qasjes jokonstruktive, ndërsa theksoi gjithashtu që përmirësimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi të jetë kusht për anëtarësim në BE për këtë të fundit.
Në fund të këtij takimi, në të cilin ishin të pranishëm edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Ilir Dugolli, Presidenti Sejdiu pati një bashkëbisedim të hapur me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.