presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Telegrami për z. Victor Yushchenko

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombësit Tuaj, policit Ihor Kynal, pjesëtar i Kontigjentit prej 155 policësh të Ukrainës në Kosovë.

Shkëlqesisë së Tij, z. Victor Yushchenko,President i Ukrainës     I  nderuari President Yushchenko,    Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombësit Tuaj, policit Ihor Kynal, pjesëtar i Kontigjentit prej 155 policësh të Ukrainës në Kosovë. I ndjeri Kynal ra në misionin e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe të ligjit në Kosovë, ndaj institucionet dhe qytetarët e vendit tim do të kujtojnë atë gjithmonë me nderimin më të lartë.Në këto çaste pikëllimi, ju lutem z. President, ia përcillni dhembjen tonë të thellë edhe familjes Kynal.Zoti e bekoftë policin Ihor Kynal!Me respekt,                   Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.