presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Shkëlqesisë së Tij Michelle Bachelet

Populli i Republikës së Kosovës ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për jetët e humbura dhe dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti i fundit në vendin tuaj.

Prishtinë, 27 shkurt 2010
Shkëlqesisë së Tij Michelle Bachelet
Kryetar i Republikës së Kilit
 
Shkëlqesisë së Tij Dr. Sebastián Piñera
Kryetar i zgjedhur i Republikës së Kilit
 
I nderuari President Bachelet:
I nderuari President i zgjedhur Piñera:
Populli i Republikës së Kosovës ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për jetët e humbura dhe dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti i fundit në vendin tuaj. Me anë të kësaj letre, unë ia ofroj Shkëlqesisë Suaj, qeverisë suaj dhe mbarë popullit të Republikës së Kilit, solidaritetin më të thellë të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
 
Unë jam i bindur se Ju, Shkëlqesia e Juaj, do t’ia dilni ta udhëhiqni popullin e madh të Kilit drejt tejkalimit të këtyre momenteve të vështira. Shpresoj se do të gjeni sadopak ngushëllim nga mendimet dhe lutjet tona për ata që kanë humbur më së shumti në këtë fatkeqësi natyrore të tmerrshme. 
 
Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme dhe ua lehtësoftë dhimbjen të mbijetuarve!
Me bashkëndjesinë më të thellë,
Dr. Fatmir Sejdiu
Kryetar i Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.