presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Republika e Kosovës mirëpret vizitën e Presidentit Clinton

Me rastin e vizitës së Presidentit Bill Clinton në Kosovë, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka ftuar institucionet dhe qytetarët e vendit për t’i bërë një pritje madhështore këtij miku të madh të vendit tonë.

“Republikën e Kosovës nesër e viziton Presidenti Bill Clinton, njeriu i cili i priu angazhimit më të madh humanitar të botës moderne për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga zhbërja fizike. Duke i pasur parasysh meritat e tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si president i vendit, ju ftoj që këtë të diel t’i bëjmë një pritje madhështore, ashtu siç na ka hije, Presidentit Clinton”, thuhet në mesazhin e Presidentit Sejdiu.Presidenti Sejdiu ka ritheksuar mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm për lirnë dhe pavarësinë e Kosovës.“Republika e Kosovës do t’u jetë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Clinton, i cili, në çastet në të rënda të historisë sonë, udhëhoqi aleancën e madhe të vendeve demokratike e liridashëse të botës për ta ndaluar makinerinë gjenocidiale të Millosheviçit, e cila po e dëbonte popullin e Kosovës nga vatrat e veta, si dhe po i shndërronte fshatrat e qytetet tona në tokë të djegur”, ka vijuar Presidenti Sejdiu.Po ashtu, Presidenti Sejdiu ka theksuar se vizita e Presidentit Clinton në Kosovë, e para pas pavarësimit të vendit tonë, është një inkurajim i madh për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në udhën  e pakthyeshme të integrimeve euroatlantike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.