presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Franca ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm i bashkëpunimit me Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu priti Ambasadoren e Francës në Kosovë znj. Delphine Borione me të cilën bisedoi për aktualitetin politik dhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.

Me këtë rast Znj. Borione shprehu edhe një herë përkrahjen e Francës për Kosovën duke theksuar se Franca do të vazhdojë mbështetjen e përhershme për Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe realizimin e vizionit të saj drejt integrimeve euroatlantike.Presidenti Sejdiu e falënderoi znj. Borione dhe Republikën e Francës për mbështetjen e rëndësishme që i është dhënë Kosovës në proceset e gjertanishme në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë dhe të ndërtimit të shtetit demokratik për të gjithë qytetarët.Presidenti Sejdiu nënvizoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur Franca në udhëheqjen e BE-së dhe përkushtimin e saj për Kosovën duke theksuar po ashtu rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi me Francën, e cila ka qenë dhe mbetet gjithnjë partner i rëndësishëm i bashkëpunimit me  Kosovën në të gjitha fushat.Në takim u bisedua edhe për misionin e EULEX-it dhe funksionimin e tij sa më efikas, në dobi të institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.