presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Evoluim i zhvillimeve pozitive që ka kaluar Kosova

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Skender Hyseni u kthyen sot nga vizita zyrtare në Uashington, ku nënshkruan dokumentet e pranimit të vendit në institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB).

Në një konferencë me gazetarë, mbajtur në Aeroportin e Prishtinës, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi e vlerësuan vizitën në Uashington dhe nënshkrimin e anëtarësimit të vendit tonë në këto dy institucionet financiare ndërkombëtarë si një vizitë me peshë historike.“Kjo vizitë e ka peshën e vet historike me arsye të veçantë se Kosova realisht me të gjitha vendet mbështetëse për pranimin e saj në këta dy mekanizma ndërkombëtar ka marrë njëkohësisht një mbështetje sinjifikative duke e cilësuar shumë qartë se anëtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore mund të bëhen vetëm shtetet sovrane”, theksoi Presidenti Sejdiu.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se ky është një evoluim i zhvillimeve pozitive që ka kaluar Kosova në një vit e gjysmë të pavarësisë dhe i garancive të rëndësishme për vazhdimin e procesit të reformave, lëvizjeve që kanë të bëjnë me proceset integruese dhe me zhvillimin e politikave të mira të demokracisë dhe të ndërtimit të Kosovës si shtet demokratik i të gjithë qytetarëve. Gjatë vizitës në Uashington, delegacioni i vendit tonë i kryesuar nga Presidenti Sejdiu pati takim edhe me nënsekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms Stajberg nga i cili kan marrë konfirmimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për mbështetje…

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.