presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me drejtorin e Instituti Nacional Demokratik, Kenneth Wollack

Vilnius, 1 korrik 2011 – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua sot me drejtorin e Instituti Nacional Demokratik, Kenneth Wollack.

Presidentja Jahjaga falënderoi z.Wollack për kontributin e madh që Instituti Nacional Demokratik ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, përfshirë përkrahjen e madhe për Kuvendin e Kosovës, si dhe përkrahjen në procesin e ndryshimit të Kushtetutës dhe të Ligjit zgjedhor. Nga ana e tij, z.Wollack përgëzoi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen e saj në krye të vendit, e uroi atë për punë të suksesshme dhe u shpreh se institucioni që ai drejton do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.