presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer.

Z.Almhofer, pasi uroi zonjën Jahjaga për zgjedhjen në detyrën e Presidentes, e njoftoi atë për aktivitetet që i kryen Misioni i OSBE-së në Kosovë. Presidentja Jahjaga tha se OSBE ka luajtur një rol të rëndësishëm në demokratizimin e vendit tonë, duke dhënë një ndihmë të çmueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike. Shefi i OSBE-se në Kosovë tha se OSBE mbështet ndryshimet në legjislacionin zgjedhor që po bëhen në vendin tonë. OSBE, theksoi ai, është në Kosovë vetëm për të ndihmuar, për të ofruar mbështetje, por puna kryesore mbetet në duart e institucioneve vendore. Presidentja Atifete Jahjaga vlerësoi kontributin që OSBE ka dhënë në ndërtimin e institucioneve demokratike në vendin tonë. Ajo theksoi rëndësinë e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, në të cilat OSBE mund të ndihmojë me këshillat e saj.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.