presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti shefin e EULEX-it, Xavier de Marnhac

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim shefin e EULEX-it, z. Xavier de Marnhac në zyrën e saj në Prishtinë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi në takim punën e EULEX-it dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të vendit për të bashkëpunuar me misionin e EULEX-it.Nga ana e tij, z. de Marnhac e uroi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të vendit, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrave të saj.Ai gjithashtu e njoftoi Presidenten Jahjaga me punën e  EULEX-it, duke theksuar angazhimin e misionit që të punojë me institucionet e Kosovës për ta përmirësuar më tej sundimin e ligjit. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.