presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Universitetit të Prishtinës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot një delegacion të Universitetit të Prishtinës, të udhëhequr nga rektori i Universitetit dr. Mujë Rugova. Rektori i Universitetit, dr. Mujë Rugova, e përgëzoi presidenten për zgjedhjen në krye të vendit. Ai tha se Universiteti i Prishtinës po punon për ofrimin e mundësive më të mëdha dhe më të mira për të gjithë studentët e tij.

Presidentja Jahjaga e falënderoi delegacionin e UP-së dhe shprehu përkrahjen e saj të vazhdueshme për punën e profesorëve dhe të studentëve. Ajo tha se Universiteti i Prishtinës për disa dekada të ekzistimit të tij ka funksionuar si qendër e arsimit akademik dhe kërkimeve shkencore, por  edhe si shkollë e institucion i qëndresës dhe mbijetesës së popullit të Kosovës.  Presidentja Jahjaga tha se Universiteti vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës. Ajo tha se investimi në arsim, në përputhje me nevojat e ekonomisë dhe shoqërisë, si dhe kujdesi i posaçëm për shkencat ekzakte, do ta ndihmojë këtë zhvillim.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.