presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, në Lagjen “Dardania” të Prishtinës pranë shkollës “Xhemajl Mustafa”.

Në aktivitetin e pastrimit të mjedisit, nismë kjo që ka filluar në mbi 100 shtete të botës e ku është përfshirë edhe Republika e Kosovës, në Lagjen “Dardania” të Prishtinës, Presidentja Jahjaga ishte së bashku me Kryeministrin zotëri Hashim Thaçi dhe me kryetarin  komunës së Prishtinës zotëri Isa Mustafa. Presidentja Jahjaga me këtë rast theksoi se ky aksion për pastrimin e mjedisit duhet të vazhdojë në baza të rregullta. “Sot kemi dalë që të përkrahim një iniciativë të këtillë, sepse Kosova është atdheu ynë dhe secili prej nesh dëshiron që ta ketë një vendbanim, një lagje dhe një qytet më të bukur, më të mirë dhe më të pastër. Është një iniciativë shumë e mirë të cilës edhe Republika e Kosovës i është bashkangjitur, iniciativë që tanimë ka filluar në mbi100 shtete të tjera dhe që ka aspektin vullnetar të qytetarëve të ndryshëm, që është iniciativë që quhet “Let’s do it World”.Duhet të përshëndetet një iniciativë e këtillë, që ka filluar edhe në Kosovë dhe shpresoj që ky aktivitet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Dhe jo vetëm sot, në bazë të vullnetit të mirë, jo vetëm në Prishtinë, po në të gjitha qytetet e tjera të Republikës së Kosovës, kjo iniciativë të vazhdojë dhe të mirëmbahet si e këtillë, sepse të gjithë ne dëshirojmë që Kosova të jetë e pastër dhe duhet ta mbajmë të tillë.Kjo ka të bëjë edhe me aspektin e vetëdijesimit të njerëzve, sepse nuk është punë e një dite, por është punë e përditshme, meqë dëshirojmë të kemi një ambient më të pastër, për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.    

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.