presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga emëron këshilltarin e saj kryesor, Ilir Deda, përfaqësues në ekipin e dialogut teknik të Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka emëruar këshilltarin e saj kryesor, z.Ilir Deda, si përfaqësues të saj në ekipin e dialogut teknik të Republikës së Kosovës.

Emërimi është bërë pas kërkesës së udhëheqëses së ekipit të dialogut teknik të Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, si dhe në përputhje me Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun teknik ndërshtetëror midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.