presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga uroi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, përmes një letre dërguar më 22 qershor, e ka uruar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, z.Ban Ki Moon, me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë detyrë edhe për një mandat.

Në urim thuhet: Shkëlqesia Juaj, Me rastin e zgjedhjes së sërishme Tuaj nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, si dhe në emrin tim personal, do të doja që të shpreh urimet tona për Shkëlqesinë Tuaj dhe për Kombet e Bashkuara. Zgjedhja e sërishme e Juaj demonstron suksesin në lidership dhe përkushtim të Shkëlqesisë Suaj për një botë më të sigurt dhe më prosperuese. Republika e Kosovës e vlerëson rolin që Kombet e Bashkuara kanë luajtur në Kosovë në promovimin e paqes, demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve. Republika e Kosovës do të vazhdojë që të forcojë funksionimin demokratik të institucioneve të saj dhe të japë kontributin për paqe, stabilitet dhe përparim në rajonin e Ballkanit.Shkëlqesia Juaj, pranoni sërish urimet e mia më të përzemërta për zgjedhjen e Juaj të sërishme si Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ju siguroj për respektin dhe konsideratën time më të lartë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.