presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger.

Zoti Ischinger e uroi presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të shtetit dhe vlerësoi angazhimin e saj. Ai tha se Kosova ka shënuar përparime në shumë fusha që prej pavarësimit të saj dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të përmbushjes së standardeve për integrime evropiane. Diplomati gjerman tha se është optimist për të ardhmen e Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e përgëzoi diplomatin gjerman, Ischinger, për titullin Doctor Honoris Causa, me të cilin e nderoi Universiteti i Prishtinës dhe vlerësoi kontributin e tij dhënë çështjes së Kosovës.Ajo e njoftoi zotin Ischinger se do të krijojë Grupin “Miqtë e Kosovës” pranë Presidentes, ku do të marrin pjesë figurat e shquara ndërkombëtare, të cilët do të lobojnë dhe do të punojnë për imazhin e vërtetë të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.