presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu u përgëzua përmes telefonit nga z. Nicholas Burns, Nënsekretar amerikan i Shtetit

Presidenti Sejdiu sot pranoi një telefonatë urimi nga Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Nicholas Burns.

Burns ka shprehur urimet më të përzemërta për zgjedhjen e Presidentit Sejdiu për një mandat të ri, si dhe zgjedhjen e institucioneve të tjera të Kosovës, duke ju uruar suksese në ditët e ardhshme të rëndësishme për vendin tonë. Ai vlerësoi kontributin e gjithë faktorit politik në vend për përfundimin e një procesi demokratik të konstituimit të institucioneve të reja. Ai gjithashtu shprehu bindjen se udhëheqësia e re suksesshëm do ta qojë Kosovën përpara në proceset e rëndësishme të zhvillimit të saj dhe në veçanti do të angazhohet për mirëqenie të përgjithshme të të gjithë qytetarëve, me një kujdes të veçantë ndaj komuniteteve pakicë. Burns rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha këto procese të rëndësishme për Kosovën dhe pavarësinë e saj.

This site is registered on wpml.org as a development site.