presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, z. Vojko Volk

Prishtinë, 29 janar 2008 – Presidenti Sejdiu priti shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, z. Vojko Volk.

Presidenti Sejdiu në këtë takim theksoi se Sllovenia ka qenë dhe mbetet vend me ndikim të veçantë në çështjen e statutit të Kosovës dhe ajo, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, mund të ndikojë shumë për ecur përpara.“Ka ardhur çasti për të marrë vendimin final, i cili do të jetë në koordinim të plotë me partnerët tanë”, pohoi Presidenti Sejdiu, duke e renditur edhe Slloveninë në grupin e vendeve që shpresohet ta njohin ndër të parat mëvetësinë e Kosovës.Ndërkaq, shefi i Zyrës së Sllovenisë, z. Vojko Volk, duke folur për misionin e Bashkimi Evropian i cili pritet të vendoset në Kosovë sipas propozimit të Presidentit Ahtisaari theksoi: ”Misioni i Bashkimit Evropian do të vjen në Kosovë në të mirë  të gjithë qytetarëve dhe presim që ai misioni të mirëpritet nga të gjitha komunitetet në Kosovë “Gjithashtu, shefi i Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, z. Vojko Volk, i përcolli Presidentit Sejdiu telegramin e urimit, që ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, dr. Dimitrij Rupel, i ka dërguar me rastin e rizgjedhjes President i Kosovës. “Duke qenë se aktualisht jemi kryesues të BE-së, ne jemi të përkushtuar për zgjidhjen e shpejtë të statusit”, theksoi z. Volk. 

This site is registered on wpml.org as a development site.