presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi gjeneralin Robert Bund, komandant i kontigjentit gjerman të KFOR-it

Prishtinë,1 Prill, 2008 – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot komandantin e kontigjentit gjerman të KFOR-it, gjeneralin Robert Bund, i cili është në përfundim të misionit ushtarak në Kosovë.

Gjenerali Bund shoqërohej nga pasaardhësi i tij në këtë detyrë, gjenerali W. Grün, i cili do të marrë postin e komandantit të trupave gjermane në një ceremoni të veçantë, që do të organizohet këtë të hënë.Presidenti Sejdiu e falënderoi gjeneralin Bund për punën e jashtëzakonshme në Kosovë, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të pjesëtarëve të KFOR-it për stabilitetin dhe sigurinë në vend. “KFOR-i ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Kosovë, jo vetëm në aspektin e sigurisë dhe të ruajtjes së integritetit të vendit, por edhe në fusha të tjera të jetës, ndaj gëzon respektin dhe besimin e plotë të qytetarëve të Kosovës”, vlerësoi Presidenti Sejdiu.  

This site is registered on wpml.org as a development site.