presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi drejtorin e Qendrës për Studime të Sigurisë “George Marshall”

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot z. John P. Rose, drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë “George Marshal”.

Dr. Rose, e njoftoi Presidentin Sejdiu për aktivitetet e Qendrës Marshall gjatë viteve të fundit, dhe në veçanti për mbështetjen që i ka dhënë kjo qendër Kosovës për një kohë të gjatë, duke trajnuar dhe përgatitur një numër të madh të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të mekanizmave të tjerë të sigurisë. Gjithashtu, Dr. Rose premtoi se mbështetja për mekanizmat e sigurisë  do të vazhdojë, dhe  bashkëpunimi me këto institucione do të thellohet edhe më tepër.Ndërkaq, Presidenti Sejdiu nënvizoi rëndësinë e mbështetjes që institucionet e sigurisë kanë marrë nga kjo qendër në ndërtimin e kapaciteteve të tyre dhe theksoi se siguria është një ndër komponentët më të rëndësishme të shtetësisë dhe vetëm me një funksionim si duhet në këtë fushë mund të kemi një demokraci reale. Ai falënderoi drejtorin Rose për mbështetjen e dhënë dhe konfirmoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Qendrën Marshall. 

This site is registered on wpml.org as a development site.