presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti znj. Livia Plaks, presidente e Projektit për Marrëdhënie Etnike

“Ekipi i Unitetit do të prezantojë në takimin e Nju-Jorkut me treshen ndërkombëtare, si dhe me delegacionin e Serbisë, ofertën e vet për një të ardhme të përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu gjatë takimit me znj. Livia Plaks, presidente e Projektit për Marrëdhënie Etnike (ShBA).

Duke e sqaruar qasjen e Prishtinës zyrtare, e cila përmblidhet në Traktatin e miqësisë dhe të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Sejdiu theksoi se Kosova është e gatshme ta shtrijë dorën e bashkëpunimit në mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane, të cilat kanë interesa për bashkëpunim në shumë fusha dhe në fqinjësi të mirë mes vete.Po ashtu, ai ripohoi se Kosova është e gatshme t’i garantojë të drejtat e komuniteteteve pakicë, sipas standardeve më të larta, siç edhe parashihen me pakon e Presidentit Ahtisari.  Ndërsa, znj. Plaks e përgëzoi Presidentin Sejdiu për rolin e tij unifikues në Ekipin e Unitetit, duke thënë se një unitet i tillë është tepër i nevojshëm për procesin e zgjidhjes së statusit.Ajo shprehu keqardhjen që serbët e Kosovës hamenden rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale në Kosovë, meqë, si tha ajo, pjesëmarrja në zgjedhje është më se e nevojshme për përfaqësimin e tyre në institucione, si dhe për t’u integruar në shoqëri.

This site is registered on wpml.org as a development site.