presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, François-Xavier Deniau

“Franca ka qenë në vazhdimësi mbështetëse e fuqishme e Kosovës dhe e aspiratave të popullit të saj për liri e pavarësi”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu në takimin lamtumirës që pati sot me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. François-Xavier Deniau.

Kjo mbështetje, vijoi Presidenti Sejdiu, u shpreh me peshë të veçantë edhe këto ditë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku Franca mbrojti në mënyrë të shkëlqyeshme legjitimitetin e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të drejtën e popullit tonë për të jetuar i lirë dhe i pavarur. Po ashtu, Presidenti Sejdiu vlerësoi përkrahjen e përhershme që Franca i ka dhënë Kosovës në arsim, kulturë dhe ekonomi, duke dalluar veçmas rolin e saj në kuadër të KFOR-it, në kuadër të të cilit kontigjenit francez ka dhënë një ndihmesë shumë të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë. Ndërkaq, ambasadori Deniau ritheksoi përkushtimin e vendit të tij për ta përkrahur edhe më tej Kosovën në të gjitha fushat e jetës.“Franca do të jetë përkrah jush deri në jetësimin e plotë të synimit tuaj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s”, tha ambasadori François-Xavier Deniau. Gjithashtu, ai pohoi se vendi i tij do të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për ta thelluar dhe për ta intensifikuar edhe më tepër bashkëpunimin ekzistues, sidomos në ato fusha për të cilat ekziston interesi reciprok.

This site is registered on wpml.org as a development site.