presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti Don Viktor Sopin, drejtor i CARITAS-it për Kosovë

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot Don Viktor Sopin, drejtor i CARITAS-it për Kosovë, me të cilin bisedoi për përshpejtimin e procesit të transformimit të përfaqësisë së CARITAS-it në Kosovë në CARITAS nacional të shtetit të pavarur të Kosovës.

Presidenti i Kosovës shprehu falënderimet për kontributet e çmuara që ka dhënë CARITAS-i i Kosovës dhe mbështetjen e tij për këtë organizatë të rëndësishme humanitare. Ai pohoi se procesi i transformimit do të përfundojë së shpejti dhe Kosova do të mund të ketë CARITAS-in e saj si të gjitha shtetet e tjera sovrane. 

This site is registered on wpml.org as a development site.