presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu përshëndet anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bankën Botërore

4 qershor. – Presidenti iRepublikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu ka përshëndetursot anëtarësimin e vendittonë në Bankën Botërore, njëvendim ky i marrë të mërkurënme shumicën e votave të Bordit tëGuvernatorëve të Bankës Botërore.

Anëtarësimi në Bankën Botërore pason anëtarësimin muajin e kaluar të
Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe miratimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të ligjit për anëtarësimin në këto institucione.

Presidenti Sejdiu e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dhe historik anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bankën Botërore, si dhe ka falënderuar Bordin e Guvernatorëve të Bankës Botërore për vendimin e marrë pro anëtarësimit të vendit tonë në këtë institucion shumë të rëndësishëm financiar botëror.

Ai the se anëtarësimi në Bankën Botërore, sikur edhe anëtarësimi në FMN,
do t’i krijojë vendit tonë shumë mundësi të reja për zhvillim dhe prosperim të
përgjithshëm, sikur edhe përballje më të lehtë me sfidat që dalin si pasojë e krizës ekonomike globale.

Presidenti gjithashtu e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm faktin se për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore kanë dhënë votën e tyre rreth 100 shtete, numër ky edhe më i madh
nga shtetet që votuan pro anëtarësimit të Kosovës në FMN.

Nga kjo del se pro pranimit të Kosovës kanë votuar edhe një numër i madh shtetesh që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ndërsa votimi për anëtarësim në këto dy institucione financiare ndërkombëtare paraqet edhe një shenjë se këto shtete në të ardhmen e afërt do ta njohin Republikën e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.