presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu përfundon vizitën në SHBA

Nju Jork, 3 mars. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, të martën paradite, në selinë e OKB-së në Nju Jork pati një varg takimesh me ambasadorë të disa vendeve anëtare të OKB-së.

Presidenti Sejdiu pati takime të veçanta me ambasadorët e El Salvadorit, Nigerisë dhe Namibisë. Sikur edhe në takimet tjera, Presidenti Sejdiu i njoftoi ambasadorët lidhur me përparimet që janë bërë në Kosovë që pas shpalljes së pavarësisë dhe rolin e Kosovës si faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Presidenti kërkoi nga ambasadorët që qeveritë e vendeve të tyre të shqyrtojnë sa më shpejt mundësitë e marrjes së vendimit për njohje të Kosovës së pavarur.Ambasadorët e këtyre vendeve theksuan se janë në dijeni për zhvillimet në Kosovë dhe falënderuan Presidentin për të gjitha informacionet, si dhe theksuan se do të njoftojnë qeveritë e tyre me këto zhvillime.Presidenti Sejdiu, sot pasdite udhëton për në Prishtinë, pas qëndrimit disaditësh në SHBA, ku kishte një varg takimesh të rëndësishme në Uashington dhe në Nju Jork.

This site is registered on wpml.org as a development site.