presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Branko Cërvenkovski

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e ka ngushëlluar homologun e tij maqedonas me rastin e fatkeqësisë që ndodhi sot në Katlanovë afër Shkupit, në të cilën njëmbëdhjetë ushtarakë të Maqedonisë humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin ata po ktheheshin nga Bosnja, ku kishin shërbyer në forcën paqeruajtëse ndërkombëtare.

Në telegramin e ngushëllimit që Presidenti Sejdiu i dërgoi Presidentit të Maqedonisë Branko Cërvenkovski, thuhet:I nderuari Presidenti Cërvenkovski,Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen e dhembshme nga jeta të njëmbëdhjetë ushtarakëve tuaj, të cilët po ktheheshin në shtëpi nga misioni paqeruajtës në Bosnjë.Lajmin për këtë fatkeqësi të rëndë e pritëm me pikëllim të thellë, ndaj ju lusim që t’i pranoni ngushëllimet tona, me shpresë se do të gjeni forcë për t’i përballuar këto çaste zie për dhe për popullin e vendit tuaj.Presidenti i Kosovës,Dr. Fatmir Sejdiu  

This site is registered on wpml.org as a development site.