presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen e Tahir Demajt

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes së Tahir Demajt, veprimtar politik dhe kryetar shumëvjeçar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Pejë. Në këtë telegram thuhet:

E nderuara Familje Demaj,

Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, veprimtarit politik dhe udhëheqësit shumëvjeçar të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Pejë, z. Tahir Demaj.

Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, sepse z. Tahir Demaj ka qenë një aktivist i dalluar si për çështjen kombëtare, ashtu edhe për të drejtat dhe liritë universale të njerëzimit. 

Në vitet më të rënda të rezistencës sonë kundër shtypjes sistematike serbe në Kosovë, Demaj u dallua me angazhimin e pashtershëm për ndriçimin dhe sistemimin e të gjitha të dhënave që mblidhte në terren, të cilat u bënë një argument i fuqishëm në luftën tonë të drejtë për liri, demokraci e pavarësi. 

Prandaj, duke e çmuar lart punën e tij, shpreh bindjen se virtytet e z. Tahir Demajt do të kujtohen dhe do të nderohen gjithmonë nga brezat e ardhshëm të Republikës së Kosovës.

Me respekt,
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.