presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Batalli

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Batalli, me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Qamil Batalli. Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:

Telegram ngushëllimiE nderuara familje Batalli,Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, shkrimtarit Qamil Batalli.Qamil Batalli ka qenë një poet dhe prozator i dalluar i lërësisë shqipe për fëmijë, por talenti i tij është dëshmuar edhe në zhanrin e tregimeve humoristike për të rritur dhe në dramë. Po ashtu, ai do të mbetet gjithmonë i dashur edhe si autor i Abetares.     Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, po jemi të bindur se virtytet e Qamil Batallit do të kujtohen përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës.Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti e bekoftë Qamil Batallin! Me respektDr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.