presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Abdullahu

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Abdullahu, e cila humbi më të dashurin e saj, z. Rexhep Abdullahun, kryetar i Partisë Nacionale Demokratike të Kosovës (PNDSH). Në këtë telegram thuhet:

Telegram ngushëllimiE nderuara familje Abdullahu,Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj,  z. Rexhep Abdullahut, kryetar i Partisë Nacionale Demokratike të Kosovës.Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, por jemi të bindur se virtytet, angazhimi dhe sakrifica e tij për Kosovën e pavarur dhe sovrane do të jetojnë gjatë në kujtimin e të gjithë qytetarëve të vendit.Prishtinë, 31 tetor 2007 Me respekt,Dr. Fatmir Sejdiu,President i Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.