presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu mori pjesë në seancën solemne me rastin e 11 Qershorit, Ditës së Prishtinës

11 qershor. – Presidenti i Republikëssë Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ka marrëpjesë sot në seancën solemne tëKuvendit Komunal të Prishtinës, mbajturme rastin e 11 Qershorit, Ditës sëPrishtinës.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu ka mbajtur një fjalë rasti paraanëtarëve të Asamblesë Komunale të kryeqytetit, fjalë të cilën po e përcjellimtë plotë në vijim: Duke e shënuar këtë datë të rëndësishme në 10-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit të Kosovës, ne praktikisht kemi mbamendjen e gjithmonshme jo vetëm të këtij momenti për të gjithë njerëzit e Prishtinës, për të gjithë njerëzit e Kosovës që bënë punën në dekada për të pasur një ditë si të sotmen kur ne do të mund të bisedojmë lirshëm për zhvillimin e kryeqytetit, për zhvillimin e Kosovës .Ne do të mund të bisedojmë dhe të hyjmë në projektet e krahasimeve më tëmira të mundshme se si duhet të jetë një kryeqytet i një vendi sovran.Është një epokë e re e zhvillimeve që bie barrë jo vetëm mbi kryeqytetin por bie barrë edhe mbi të gjithë mekanizmat e tjerë të qeverisjes në një kujdes, pa e lënë anash asnjëherë zhvillimin edhe të qyteteve të tjera të Kosovës edhe të asaj pjesës rurale ku e kemi pjesën dominante të popullsisë. Ajo që është praktike, është se Prishtina pas luftës ka dyfishuar popullsinë e vet, ka shtuarhallet e saj, ka marrë një barrë të veçantë për të shenjuar në të njëjtën kohërolin prijës të kryeqytetit, për të qenë shembull i mirë i zhvillimeve që duhettë rrezatojë edhe për qytetet e tjera të Kosovës.Ideja që Prishtina të marrë karakterin e një qendre të metropolit dhe për pakkohë besoj se do të shndërrohet në elemente të plota në atë model dhe kjo lypë angazhimet e shtuara të të gjithë njerëzve, andaj e them se pikërisht atopunë që janë bërë deri tash të të gjithëve, të pozitës dhe të opozitës sepsee kemi pluralizmin, të njerëzve të Kosovës dhe në këtë rast të njerëzve tëkryeqytetit, kanë bërë që ditë e përditë të shpalohet identiteti i ri, më i mirë ikryeqytetit të Kosovës.Kur flasim për Prishtinën gjithmonë kemi parasysh se ajo që ndodh në kryeqytet është shprehje e asaj që ndodh në Kosovë në tërësi.Prishtina është qendër universitare, administrative dhe qendër e selive apo eambasadave të vendeve të ndryshme të botës që e kanë njohur Republikën eKosovës dhe nga Prishtina dërgohen raporte në katër anët e botës.Është me rëndësi të themi se pikërisht duke pasur kujdesin dhe respektin egjithmonshëm për njerëzit e Kosovës dhe për të gjithë njerëzit apo aleatët eKosovës që mbështetën Kosovën po në të njëjtën kohë të kemi përgjegjësinë në zhvillimet e partneriteteve të rëndësishme me këto vende.Asnjëherë s’mund të harrojmë punën e madhe që NATO me të gjitha kontigjentet e saj ka bërë në Kosovë edhe në kohën e intervenimit 78 ditë dhe net që kanë qenë në kohën e ekzistencës por edhe në kohën e projekteve të tjera të aspektit integrues.E themi se Prishtina është edhe e tyre, sepse e duan, e jetojnë dhe secili prejtyre që largohet prej Prishtinës qoftë si diplomat, ushtarak apo shërbyes civil në administratën ndërkombëtare, në sensin më të mirë, merr edhe një pjesëPrishtine apo Kosove me vete. Prandaj një falënderim të madh për të gjithë këta njerëz, për ambasadorët e tyre, për vendet që kanë ndihmuar dhe, në këtë kontest, duhet të them po ashtu një rol të veçantë që ka luajtur gjithmonë Republika e Shqipërisë dhe e përshëndes ambasadorin Lauka që është prezent sot me ne këtu. Në të njëjtën kohë, përcjell një mesazh falënderimi për kryeqytetin dhe për kryeqytetet e tjera që kanë gjetur forcë në të njëjtën kohë të mbështesin kryeqytetin e Kosovës për të pasur raporte të ngushta të kooperimit në projekte të shumta të zhvillimeve.Nesër do të jetë jo lehtë, duhet të punojmë dhe të shumëfishojmë gjithëenergjitë tona, për të pasur një Prishtinë me rrugë të mira, me kapacitete shkollore për të mbërritur aftësitë që të mos kemi tre-katër ndërrime,siç ka pasur, për të pasur një Prishtinë me infrastrukturë tjetër përcjellësetë përgatitur në rolin që ka një kryeqytet, për të pasur një Prishtinë kunjerëzit nuk do të lëshojnë hapësirat rurale për të ardhur dhe për t’u sjellërrugëve të Prishtinës. Ky është borxh edhe i përgjithshëm në nivel vendi, që jeta e çdo qytetari të Kosovës të gjejë ditën e vet të nesërme më të mirë. Juve z. kryetar dhe të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj asamblistëve tëpartive të ndryshme politike dhe qytetarëve të Prishtinës urime për këtë ditëqë është ditë e jona. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.